• Shqip
  • |
  • English
  • |
  • Deutsch

5 dite ne Athine Greqi

Itinerari


Eskursion turistik me autobus  5 dite ne Athine-Greqi. (me 4 nete fjetje-me autobuz)
TE NDERUAR KLIENTE:
Agjensia turistike “SONDOR Travel and Tours” ju pershendet dhe ju ofron nje program te shkelqyer per nje eskursion turistik 5 ditor ne Athine – Greqi. Udhetimi do te behet me autobus me kondicioner vajtje – ardhje. Fjetja do te behet ne hotele me 3*, nje nate në Itea (afer Delfit)  dhe tre nete ne  Athine, kurse gjate diteve te qendrimit do te zhvillojme vizita turistike ne objektet historike e turistike me te rendesishme te Delfit e te Amfises, si dhe te Athines, duke perfshire Akropolin, muzeun kombetar, ndertesen e parlamentit, si dhe ne objekte te tjera turistike e historike. Athina eshte kryeqyteti i Greqise, i cili sot numeron rreth 4 milion banore ose rreth 40% te popullsise greke. Athina ka nje histori mijera vjecare e cila per nga vlerat dhe ndikimin e saj ne histori eshte nje vlere e pasuri me permasa botrore.

Programi i ketij eskursioni turistik do te ndertohet i tille :

DITA E PARE :Nisja nga Tirana do behet para agjensise “Sondor” Rruga "Mine Peza" perballe Kafe GRAND, Pallati 1, Shkalla 13, Ap. 3. Tirane. Nisja behet ne oren 04.00 te mengjesit. Udhetimi do te vazhdoje ne drejtim te Gjirokastres, me dalje nga pika e kalimit kufitar Kakavije, me ndalesa dhe pushime ne pikat turistike gjate rrugekalimit. Duke kaluar edhe Janinen, Arten dhe qytetet e tjera greke merrim drejtimin per ne Itea, qytet bregdetar afer Delfit, ku arrijme ne mbremje dhe akomodohemi ne hotelin e pronetuar. Ne kete hotel hame edhe darken duke e mbyllur kete dite te lodhshme.

DITA E DYTE : Mengjesi ne hotel ne Itea, ora 08.00. Pas mengjesit nisemi me autobus per vizitat turistike te dites ne Delfi, per te pare orakullin e Delfit dhe ne Amfisa ne objektet arkeollogjike te ketij qyteti, qytete qe jane afer me njeri tjetrin.. Vizitat turistike, do te vazhdojne deri ne mbasdite, ku grupi turistik do te beje nisjen per ne Athine, nepermjet rrugekalimit Livadhja, Thiva etj. Ne mbremje akomodohemi ne hotelin e pronetuar, pushojme pak dhe dalim per nje shetitje njohese ne qytet. Darken e kemi te organizuar ne hotel dhe pas kesaj e mbylli kete dite turistike.

DITA E TRETE : Mengjesi ne hotel ne Athine, ne ora 8.00.  Pas mengjesit, grupi turistik i organizuar, me autobus, do te beje vizita turistike ne Akropol dhe ne objektet e tjera arkeologjike e historike te Athines. . Darka perseri do te jete ne hotelin e akomoduar dhe pas darke grupit i propozohet qe ta kaloje kohen e lire ne nje nga buzuqet e Athines me muzike tradicionale.

DITA E KATERT : Mengjesi ne hotel ne Athine,  ne ora 08.00. Grupit i propozohet qe kete dite ta kalojme si kohe te lire per vizita e takime me te njohurit tane, apo per shoping ne disa nga qendrat e rendesishme tregtare te Athines. Darken e kalojme te organizuar ne hotel dhe mbasdarken mund ta kalojme perseri ne nje nga buzuqet e Athines, te famshme per muziken e tyre tradicionale.

DITA E PESTE : Mengjesi ne hotel ne Athine, ora 06.00. Menjehere pas mengjesit, grupi len hotelin dhe niset per ne rrugen e kthimit per ne Shqiperi, ne rrugekalimin Patra, Preveza, Janine, Kakavije, Gjirokaster, Tirane, ku edhe mbyllet ky program i kenaqshem turistik.

Ditët

5 dite 4 nete, 1 nate ne Itea dhe 3 ne Athine

Aktivitetet

eksplorim kulturor, shoping, shetitje

Çmimi

Ne kete program turistik jane te perfshira :

1. Akomodimi ne hotele me tre yje, nje nate ne Itea dhe tre nete ne Athine
2. Trajtimi per 4 gjysem pensione (mengjezi + darka)
3. Levizja me autobus vajtje ardhje dhe dispozicioni per 5 dite.
4. Shoqerues grupi dhe guide turistike ne Itea dhe ne Athine.


Ne kete program nuk jane perfshire :

1. Drekat per te gjithe ditet e qendrimit
2. Vizitat ne muzeume kur ato jane me pagese


I gjithe ky program turistik kushton vetem  280 euro

Grupet turistike nuk duhet te jene me te vogla se 25 persona

Destinacionet

Janine, Arte, Itea, Livadhja, Thiva, Patra, Athine

Foto

Rezervo

Kush udhëton?







Kur dëshironi të udhëtoni?





*Tregon të dhëna të cilat nuk mund të lihen bosh

Na kontaktoni

sondortravel

Keni pyetje rreth tureve? Doni te dini me shume? Ne mund t'ju ndihmojme te gjeni informacionin qe keni nevoje. Mjafton te klikoni KETU

blog-sondor

sondor travel 2013 brochure